E gjithë bota u lut për të kur ra pa ndjenja në mes të fushës, në ndeshjen e përfaqësueses së tij, Danimarkës. Por gjërat janë përmirësuar, pasi gjatë ditës së sotme, Christian Eriksen publikoi një foto nga spitali.
Ai shpjegon se është më mirë, por nuk do i bashkohet skuadrës akoma, pasi ekzaminimet për të kuptuar problemin shëndetësor nuk kanë mbaruar. Christian falenderon të gjithë ata që i kanë shkruajtur dhe dedikuar shkrime, fansa, miq, kolegë dhe të afërm.
“Një falenderim i madh për gjithë mesazhet e ëmbla nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë pavarsisht rrethanave”, shprehet ai ndër të tjera ai.
Sigurisht gjithë energjia dhe entuziasmi i tij shkojnë për kombëtaren e Danimarkës që do luajë në vazhdimësi të Europianit, pa mesfushorin e njohur./revistawho.com