Alban Ramosaj do të rikthehet në ‘Kënga Magjike’ pas katër vitesh mungesë. Me anë të një postimi të gjatë shpjegues, këngëtari ka zbuluar se kënga u krijua krejt rastësisht dhe bashkëpuntorët e tij janë Fifi dhe Bruno.

“Kur jetoja në Spanjë shkrova një këngë, të cilës nuk i dhash dot fund prej bllokazhit emocional, të krijuar nga tema që përzgjodha. I dërgoj Fifit vijën melodike dhe ajo me nis një tekst që i përshtatej shumë bukur. Ndaj për herë të parë kam një bashkëpuntore në tekst dhe jam shumë i lumtur që ti ishe e para”, shkruan Albani.
Më tej këngëtari rrëfen se kënga përfundoi në studion e Brunos e që prej atij momenti të tre po punojnë për një këngë që do prekë skenën e ‘Kënga Magjike 2021’.

Duke marrë parasysh sa sukses ka pasur kënga e fundit e Albanit në festivalin e njohur, por edhe bashkëpuntorët që ka zgjedhur këtë herë, mund të themi me bindje se një surprizë e bukur po vjen./revistawho.com








