Marinën tanimë po e shohim jo vetëm në rolin e prezantueses, por edhe të aktores duke marrë pjesë në skeçet e “Klanifornias” e duke na dhuruar shumë të qeshura. Mbrëmjen e sotme Marinën mund të mos e njihni me transformimin që i ka bërë grimieri Arbër Bytyqi.
Me dhëmbë të zeza, vetullat e bashkuara, me syze dhe bigudina në flokë, Marina duket si person tjetër, por perfekte për rolin të cilin do luajë.
Ndërkohë përpos skeçit, Marina do të shfaqet në puntatën e sotme me një xhaketë-fustan ngjyrë pjepër dhe si përherë e kuruar në perfeksion.
View this post on Instagram