Se ti pas 10 apo 20 vitesh mund ta kujtosh si ditën më të bukur, mund të mos e kujtosh fare, mbase mund të të vijë ndërmend si një ditë fare e zakonshme, amaaaaa, provo vetëm të imagjinosh që fustanin tënd të maturës, atë që e ke ëndërruar për aq shumë kohë, imagjinuar, kërkuar dhe adhuruar, e sheh befas të veshur tek një vajzë tjetër. Ky është makthi i një 18-vjeçareje dhe i paska ndodhur Fjoralba Ponarit. E nuk ka aspak faj kur thotë ‘sa s’më ra pika’.
Në intervistën e radhës virtuale, dikush e pyet për një mendim lidhur me fustanin. Dhe Fjoralba i flet nga eksperienca e saj (jo dhe aq e mirë) duke i sugjeruar ta qepë.
“Mbaj mend fustanin tim të maturës që lash qimet e kokës me idenë që ishte i veçantë dhe në fund e pash edhe tek një vajzë tjetër. Më ra pika”, ka shkruar Fjoralba.
Ndaj dëgjoje gjithmonë këshillën e një vajze që me fustanin e maturës nuk ka pasur eksperiencën më të mirë./revistawho.com