Pasi mëson se do të bëhet baba për herë të dytë, Serkan i emocionuar çon Edën të vizitohet. Ai nis të jetë shumë i kujdesshëm ndaj saj. Eda i kërkon që ta fshehin nga të gjithë lajmin e ëmbël në muajt e parë të shtatzënisë pasi ka frikë mos preket nga syri i keq. Një ngatërresë bën që të tjerët të mendojnë se Ajdan është shtatzënë dhe jo Eda. Një klient i ofron punë Enginit dhe Përëllit, por shumë shpejt zbulohet se pas kësaj fshihet Ajdan, Kemal dhe Sejfi.