Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Më thuaj çfarë shenje je të të them dobësinë tënde… Por edhe zgjidhjen

03/07/2021
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Më thuaj çfarë shenje je të të them dobësinë tënde… Por edhe zgjidhjen

Çdo shenjë horoskopi ka të mirat dhe të këqijat e saj, e nëse besoni shumë në horoskop dhe energjinë e yjeve e planeteve, atëherë mund të merrni parasysh dy këshilla nga ato që do ju paraqesim më poshtë. Sipas ‘Cosmopolitan’, shenjat kanë këto të meta:





Dashi

Ju e kërkoni shumë vëmendjen dhe çdo lloj vëmendje është e mirë për ju. Doni validim dhe shpresoni që të tjerët të dinë si ndiheni gjithë kohës, ose t’iu bëjnë qejfin për gjërat që keni dhe arrini. Por nevoja për vëmendje do ju largojë nga të tjerët më shumë sesa do ju afrojë. Provoni të bëni diçka për ta rregulluar duke nisur nga raporti me miqtë tuaj. Dëgjoni më shumë  dhe lërini të fitojnë herë pas here në argumenta. Shtyjini drejt përmirësimit të vetes, me të njëjtin pasion që përpiqeni për veten tuaj. Thjesht jini më pak egocentrik.


Demi

Jeni aq kokëfortë sa as nuk e pranoni opinionin e të tjerëve e as nuk e konsideroni. Mendoni se ajo që ju thoni është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Mendoni se të tjerët janë gabim ose janë të këqinj vetëm se nuk pranojnë opinionin tuaj. Lëri të tjerët të ndjejnë dhe veprojnë siç duan dhe jeta do e jetë më e lehtë për të gjithë.

Binjakët

Ju mbaheni si njerëz me dy fytyra dhe që të jemi të drejtë, ju i ndërroni shpesh opinionet (aq shpesh sa do i ndërronin dy njerëz të ndryshëm). Personaliteti juaj ndryshon sipas asaj që ndodh në botën tuaj. Mos jetoni vetëm momentin mendoni pak më gjatë dhe mos e merrni si personale kur ju thonë që jeni me dyfytyra. Bëni plane dhe qëndrojuni atyre shumë striktë.

Gaforret

Jeni ekstremisht sensitivë dhe vendosni të silleni sipas ndjenjave tuaja shumë shpesh duke u konsideruar nga të tjerët si ‘moody’ dhe të lëkundur emocionalisht. Keni një sjellje pasive agresive të shpeshtë. Ajo që mund të bëni për të përmirësuar veten është që të flisni me të tjerët për problemet dhe të mos e mbyllni veten sapo ndiheni keq. Kur flet zgjidh gjithçka.

Luani

Bota nuk rrotullohet rreth jush edhe pse jeni një nga shenjat më sharmante të horoskopit. Me kërkesën e vazhdueshme për vëmendje dhe egon shumë të fortë që keni i largoni njerëzit nga vetja. Mos harroni që edhe të tjerët e meritojnë shansin për të qenë në qendër të vëmendjes dhe këtë mundësi duhet t’ua lini. Nëse dikush që ka rëndësi për ju do iu thotë sa të lumtur e bëni të ndihet, do merrni kënaqësi më shumë sesa kur jeni në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha

Jeni të fiksuar pas kontrollit dhe detajeve. Kjo ju bëni të jepni idenë se jeni një perfeksionist i fiksuar, gjë që nuk do i pëlqente askujt. Mos ua thoni njerëzve gjithë kohës çfarë po bëjnë gabim dhe tregohuni më mirëkuptues dhe të dashur.

Peshorja

Jeni sipërfaqësor dhe aktroni për t’u bërë pjesë e një grupi shoqëror. Mos e ndrysho personalitetin tënd në bazë të atyre që ke pranë vetes. Thjesht ji vetja, kush duhet të të dojë, do e bëjë.

Akrepi

E doni shumë misterin dhe i hyni gjërave në thellësi, por duhet të qetësoheni. Jo çdo gjë ka kuptim të fshehtë dhe është aq e komplikuar sa mendoni ju. Dhe nuk do t’ia dijë njeri për psikoanalizën e thellë që ju i bëni gjërave. Duke kërkuar të vërtetën si të fiksuar mund të frikësoni ata që keni rreth vetes. Përpiquni të gjeni dikë të cilit i besoni dhe ndajini mendimet me të që të mos humbni në vrimën e zezë që keni në kokë.

Shigjetari

Mburreni shumë dhe kjo i besdis njerëzit të cilët as nuk kanë durim t’iu dëgjojnë ndonjëherë. Merreni më qetë dhe flisni më pak.

Bricjapi

Jepini herë pas here kohë vetes për të pushuar, mos punoni aq shumë. Disiplina nuk është gjithçka. Largoje veten nga puna kur nuk je atje dhe pusho më shumëëë.

Ujori

Doni shumë të pranoheni dhe të merrni merita me ose pa dëshirën e të tjerëve. Mos jini kaq egocentrik dhe çlirohuni pak.

Peshqit

Je i përfshirë shumë në botën tënde të vogël dhe të duhet të dalësh prej saj sa më shpejt të jetë e mundur./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Bast që torta e ditëlindjes së Adrolës do ju lërë pafjalë

Bast që torta e ditëlindjes së Adrolës do ju lërë pafjalë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera