Këngëtarja e njohur, Lori Kaçka ka ndarë së fundmi disa foto ku shfaqet e veshur me kostumin tradicional të Rrugovës. Me një ‘look’ në ngjyrat e tokës Lori ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve që e kanë komplimentuar me këtë pamje tërheqëse.
“Jemi popull antik qe vazhdojme te ecim ne Boten moderne. Shqiptari te dua”, ka shkruar Kaçka krah postimit në llogarinë e saj në ‘Instragm’.
Fansat e Lorit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke theksuar se këngëtarja dukej shumë bukur.
Kacka nuk ka zbuluar nëse ky ‘look’ lidhej me ndonjë projekt të sajin muzikor apo aktivitet tjetër në skenë, megjithatë këtë pritet ta ndajë vetë Lori në ditët në vazhdim./revistawho.com









