Revista “The Spectator”, e cila botohet çdo javë prej 1828-ës ka shkruar se ambiciet politike të Meghan Markle shkojnë aq larg sa për të menduar kandidimin për presidente të SHBA-së. Thashethemet që qarkullonin prej kohësh në Mbretërinë e Bahskuar mesa duket janë të vërteta pasi thuhet se kandidatura do jetë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2028. Prestigjiozja shkruan se do të ishte “e pashmangshme” që Meghan të marrë pjesë dhe artikulli analizon shanset e Meghan Markle në Shtëpinë e Bardhë.
Gjithë vrulli i thashethemeve nisi pas një deklarate befasuese nga Valerie Biden Owens, motra e Joe Biden, e cila e ka ftuar Meghan në Partinë Demokratike. Owens ka qenë ajo që ka drejtuar ngjitjen e vëllait të saj deri në presidencën amerikane.
“Meghan do të ishte një kandidate e shkëlqyer për presidente ”, tha motra e Presidentit Biden në një intervistë në televizionin britanik Good Morning Britain, duke e ftuar ish-aktoren të bashkohet zyrtarisht me Partinë Demokratike. Dhe kjo nuk ishte një deklaratë e rastësishme.
Tashmë përflitet se vetë demokratët ia kanë vënë syrin Dukeshës për në vitin 2028. Dhe në fakt, që kur ajo u kthye në SHBA me bashkëshortin e saj princ, Meghan Markle është angazhuar në fushata të ndryshme sociale./revistawho.com