• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan dhe Harry janë gati për fëmijën e dytë, duan të bëhen sërish prindër vitin e ardhshëm

Meghan Markle dhe Princi Harry dëshirojnë që djali i tyre, Archie, të bëhet sa më shpejt me një motër ose vëlla. “Us Weekly” ka mësuar nga disa burime pranë tyre se Duka dhe Dukesha po shpresojnë që fëmija i tyre i dytë të vijë në jetë vitin e ardhshëm. “Familja e tyre është prioriteti numër 1 për ta”, kanë thënë burimet pranë çiftit mbretëror. Megjithatë Meghan dhe Harry nuk janë të vetmit që dëshirojnë të zgjerojnë familjen. Muajin e kaluar “Us Weekly” zbuoi se edhe Kate e William, që janë prindër të tre fëmijëve, kanë shumë dëshirë që një bebe të gëzojë sërish familjen e tyre. Gjithsesi ende nuk dihet me siguri nëse ata do t’i konkretizojnë këto plane, duke qenë se Meghan dhe Kate kanë pak kohë që kanë lindur. Markle e solli në jetë djalin e saj Archie në muajin maj, gati 1 vit pas martesës me Princin Harry. /revistawho.com