Një person i afërt me Princ Harry-n ka treguar së fundmi se ky i fundit dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle i dërguan një urim Princ William dhe Kate Middleton në 10-vjetorin e lidhjes së tyre, ndonëse nuk dihet ende se çfarë i kanë shkruar. Lajmi ka ardhur fill pas marrëdhëniëve të tensionuara të vëllezërve, pas intervistës për Oprah.
Në minutat e para të intervistës, Meghan e akuzoi Kate se e bëri të qante para dasmës në ceremoninë e vitit 2018. Kur Harry në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji për të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, u komunikua se kishte folur me William dhe Charles.
Burimet thanë se bisedimet ishin ‘joproduktive’, ndërsa biografi mbretëror Duncan Larcombe ka pohuar se Harry është ‘i zënë ngushtë’ nga intervista./revistawho.com








