Harry dhe Meghan kanë publikuar një deklaratë pas vdekjes së Princit Philip. “Në memorie të Lartësisë së tij Dukës së Edinburghut. Faleminderit për shërbimin tuaj, do na mungosh”-shkruhet në deklaratën e publikuar në sajtin zyrtar të çiftit.
Pak më parë mediat e huaja raportuan se Harry do të niset menjëherë në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruar pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë, sidomos për gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth.
Kjo do të jetë hera e parë që Harry do të shkelë Mbretërinë që pas largimit vitin e kaluar dhe intervistës së bujshme ku ai dhe Meghan zbuluan shumë të pathëna.
Ndërkohë Meghan, e cila është shtatzënë thuhet se nuk do ta shoqërojë bashkëshortin në këtë udhëtim për shkak të këshillave të doktorëve.







