Pas largimit nga Mbretëria, marrëdhënia mes Meghanit dhe Mbretëreshës Elizabeth u kris. Megjithatë pas ndarjes nga jeta të princit Philip, ato kanë folur për herë të parë bashkë pasi siç raportojnë mediat e huaja, Meghan i ka shprehur ngushëllimet e saj Mbretëreshës.
Dukesha nuk arriti dot të ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit për shkak të shtatzënisë dhe iu këshillua nga mjekët që të mos udhëtonte. Ndërsa Harry udhëtoi menjëherë për në Mbretërinë e Bashkuar pasi mori lajmin dhe u shfaq krah të vëllait e të atit në funeralin e gjyshit.
Burime pranë Harryt treguan se ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Meghanin dhe Archien çdo ditë pasi i ka patur me merak për faktin që i ka lënë vetëm.







