Aktorja amerikane, Meghan Markle është paditur për shpifje nga motra e sajn nga babai, Samantha Markle, për intervistën që ajo dhe Princi Harry i dhanë Oprah Winfrey-t gati një vit më parë.
Samantha, ka pretenduar në dokumentet e gjykatës se Meghan, kishte bërë “deklarata të rreme dhe dashakeqe” gjatë seancës.
Ajo akuzon ish-yllin e “Suits” se pretendon në mënyrë të rreme se është “një fëmijë i vetëm” dhe pretendon se Meghan gënjeu për periudhën kohore kur u panë për herë të fundit me njëri-tjetrin. “Implikimi shpifës është se paditësja nuk kishte asnjë lidhje me motrën e saj Meghan, ata ishin të huaj virtualë dhe se paditësi ka krijuar një karrierë fitimprurëse duke shitur histori të rreme në tabloidë dhe programe televizive, kur ajo nuk di asgjë për fëmijërinë”, thuhet në dosje.
Samantha vazhdon të akuzojë Meghan se ka dhunuar babanë e tyre, Thomas Markle, në një përpjekje për t’i shitur botës një tregim të rremë “për familjen mbretërore” të jetës së saj. Samantha po kërkon 75 mijë dollarë dëmshpërblim dhe për koston e tarifave të gjykatës dhe avokatit./revistawho.com