Meghan Trainor ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë gjatë episodit të së hënës në emisionin ‘Today’. Këngëtarja ndau lajmin duke njoftuar fillimisht se po shkruante një libër këshillash për mëmësinë, “E dashur mama e së ardhmes”. Dhe kur bashkë-prezantuesja Hoda Kotb hapi librin, u shfaq një foto e një sonogrami që zbuloi se Meghan është shtatzënë me foshnjën nr. 2, që do të vijë në jetë këtë verë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Daryl Sabara, tashmë janë prindër të djalit 1-vjeçar Riley.