Aktorja e njohur e serialit turk ‘I infiltruar’ Bensur Soral, duket të jetë drejt marrjes së një vendimi shumë të rëndësishëm. Sipas burimeve turke aktorja 26-vjeçare është drejt fejesës me biznesmenin Hakan Bas.
Gazeta “HaberTurk” raporton se aktorja është takuar me miken e saj të ngushtë stiliste, Selma të cilës i ka treguar se i dashuri i saj do t’i kërkojë dorën këtë javë.
Në një intervistë për po të njëjtën gazetë, Soral ka treguar se Selma do të përgatisë fustanin për këtë natë. Ndërkohë që dasma e tyre pritet të mbahet në muajin tetor. /revistawho.com