Me siguri të gjithëve ua ka prekur zemrën ‘Melek’ në serialin ‘Nëna’. Beren Gokyildiz është një vogëlushe shumë e talentuar që i pëlqen sporti dhe të vizatoj. Shumë shpesh ajo shpërndan foto dhe video nga aktivitet e ndryshme të pas xhirimeve në ‘Instagram’.
“Klasa e dytë është e vështirë. Mua më pëlqen më shumë të vizatoj dhe më pak më pëlqen matematika apo anglishtja. Unë edhe notoj shumë bukur, ndaj kur të rritem dua të bëhem notare ose gjimnaste. Pas xhirimeve merrem me aktivitete sportive ose qëndroj në natyrë, sepse nuk e imagjinoj dot jetën pa sportin”, -tregon Beren./revistawho.com