Të lësh mënjanë larjen e dhëmbëve në darkë është një jo e madhe. Në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës.
Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat. Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.
Shoqata Dentare Amerikane rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh.
Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh./Noa







