Meqë mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, duhet të konsumoni ushqime më të shëndetshme gjatë kësaj kohe.
Mësoni si të përgatisni mëngjesin më të shëndetshme për ju dhe familjan tuaj! Ai siguron një sërë përfitimesh shëndetësore:
Ju ndihmon të bini në peshë
Forcon sistemin imunitar
Mbron trupin nga infeksionet dhe sulmet bakteriale
E rëndësishme është që mund të përgatitet shpejtë dhe lehtë!
Përbërësit:
2 lugë gjelle bollgur
1 filxhan (250 ml) kos me pak yndyrë
Një lugë çaji pluhur kakao
1 lugë çaji fara liri
Rreth 5-7 kumbulla
Përgatitja:
Vendosni kumbullat në një tas dhe hidhni rreth 100 ml ujë të valuar sipër tyre. Mbulojeni tasin dhe lërini kumbullat për 10 minuta. Merrni një tas tjetër dhe hidhni bollgurin, kakaon dhe farat e lirit. Shtoni edhe kosin dhe i përzieni të gjithë përbërësit bashkë.
Me kujdes prisni kumbullat në copa të vogla dhe i shtoni tek përzierja. Ëhtë mirë të përdorni një shtrydhëse në këtë rast, për të formuar një pure. Përzierjen e përgatitur e ruani në frigorifer dhe e konsumoni çdo mëngjes. Do të vini re rezultatet fantastike si në pastrimin e trupit, largimin e toksinave, ashtu edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt./shendeti.com.al