Dushi është një proces i rëndësishëm për të ruajtur higjenën e trupit, por jo gjithmonë bëhet në mënyrën e duhur. Ka disa pjesë të trupit që duan kujdes të veçantë.
Skalpi i kokës është shumë i rëndësishëm, por jo të gjithë i kushtojnë rëndësinë e duhur. Duhet të keni parasysh që duhet përdorur një shampo e mirë dhe jo më shumë se një produkt. Fërkojeni kokën me mollëzat e gishtave për ta pastruar siç duhet.
Kërthiza është një nga pjesët më të ndotura të trupit. Mënyra e duhur për ta larë është perdorimi i pambukut, ujë i ngrohtë dhe sapun. /revistawho.com