Renada Caci është rikthyer në skenën e ‘Portokalli’ pas një mungese disi të gjatë. Pas shfaqjes së parë të sezonit të ri, që përkoi me mbrëmjen e kaluar, aktorja ka bërë një dedikim për të gjithë fansat e saj.
“Publiku im i dashur. Dëshira juaj që unë të jem në ekran është urdhër për mua. Më keni munguar aq shumë saqë kur shikoj ç’do moment që më dërgoni sms apo më uroni ndihem fajtore që mungova qoftë dhe për pak kohë. Disa gjërave i duhet bërë pak refresh dhe t’ia nisësh me frymë tjetër. Ju dua gjithmonë bekime”, ka shkruar Renada.
View this post on Instagram
Mesa duket ky do të jetë një fillim i ri për aktoren, e cila është e mirënjohur për rolin e Luzes, por jo vetëm./revistawho.com








