Përpos aktore dhe moderatore, Eva Murati ka talent edhe në një fushë tjetër: këndimin. Madje së shpejti mund ta shohim me një këngë. Kështu tregon ajo në një postim të fundit në Instastory ku shkruan se ka gati disa tekste dhe se që të quhet një shoëgirl e vërtetë duhet patjetër edhe të këndojë.
“Nuk mund të jesh 100% një shoëgirl nëse nuk këndon! Kam kënduar 2 herë në televizion (para se të më dëgjonin) miqtë më thanë se do të jetë një lëvizje kamikaze, sepse nuk kam bërë ndonjë trajnim të përshtatshëm për të kënduar dhe madje edhe këngëtarët e vërtetë refuzojnë të këndojnë LIVE. Herën e fundit që këndova para njerëzve ishte në 9-vjeçare dhe më pas kur hyra në gjimnaz nisa të prezantoja dhe këtu nisa karrierën profesionale si prezantuese televizive. Të kënduarit ishte diçka e frikshme, nuk kishte lidhje me prezantimin siç jam mësuar unë, nuk dija as si të mbaja mikrofonin!
Gjithsesi unë kam një zë të mirë, të qëndrueshëm, por të patrajnuar. Ndoshta një ditë do të bëj një këngë, tashmë i kam disa tekste (madje edhe tekste patriotike)”, shkruan Eva.