Të gjithë e mbani mend personazhin “Zejnep” në “Kuzey dhe Guney”. Ajo është një nga aktoret më simpatike turke dhe falë rolit në serial ka arritur të fitojë dhe përzemërsinë e publikut shqiptar. Dashuria nuk i eci as në film dhe as në jetën reale. Aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç, kanë dhënë lajmin e hidhur që martesa e tyre 2-vjeçare ka marrë fund. Shkak mendohet të jenë axhendat e ngjeshura dhe udhëtimet e shumta. Karriera ka shumë përgjegjësi por ndonjëherë është thjesht e pamundur t’i menaxhosh të dyja. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari, i cili falenderon “Zejnep” për qindra ditët e lumtura që ka bërë të përjetojë. Urojmë që çifti të gjejë një mënyrë për të sqaruar mosmarrëveshjet dhe të kthehen sërish bashkë./revistawho.com