Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Mesazhi i vajzës së gjyqtares së vrarë do t’ju përlotë: “Ajo ishte heroina ime…kurrë në këtë botë, nuk do të ketë më një njeri si ajo”

01/09/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mesazhi i vajzës së gjyqtares së vrarë do t’ju përlotë: “Ajo ishte heroina ime…kurrë në këtë botë, nuk do të ketë më një njeri si ajo”

Vrasja e gjyqtares, Fildes Hafizi ka qenë një ngjarje që tronditi rëndë opinionin publik. Pas kërcënimeve të vazhdueshme prej 2 vitesh, atentati i dytë për të qe fatal. Ajo u vra nga bashkëshorti i saj duke lënë dy fëmijë të mitur. Vajza e saj, Melisa Hafizi ka postuar një dedikim prekës për të ëmën ku ndër të tjera thekson dhe vuajtjen e vazhdueshme që ka kaluar tërë këto vite duke e quajtur të atin “monstër”.
“Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo është njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra. Pavarësisht çdo gjëje ajo fliste mirë për të pavarësisht cdo kafshërie që kemi jetuar në atë shtëpi. Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo që e njihte e adhuronte kurajën forcën inteligjencën dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim cdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë.
Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që unë nuk besoj në Zot unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tillë ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj. Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh.
Faleminderit të gjithëve që na u gjendët pranë
– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) MELISA HAFIZI/revistawho.com






Tags: Fildes Hafizi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
FOTO/ Olsi përkrah modeles bukuroshe, komentuesit: “Kthehu te Fjorentina”

FOTO/ Olsi përkrah modeles bukuroshe, komentuesit: “Kthehu te Fjorentina”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera