Aktori 74-vjeçar, Michael Douglas, tregoi ekzkluzivisht për ‘US Weekly’ si ai dhe Catherine Zeta-Jones e bejnë martesën të jetë gjithmonë perfekte dhe e freskët.
“Mendoj se ndonjëherë të gjithë ne e marrim personin që kemi në krahë për të mirëqënë. Do thoja që shpesh ju kushtojmë më shumë rëndësi njerëzve të panjohur se ata që kemi afër. Unë mundohem të kujtoj ditë për ditë se sa femër e mrekullueshme është ajo dhe sa me fat jam që e kam përkraë mej”, është shprehur ai duke dhënë dhe një mesazh të fortë.
Pas 19 vitesh martesë, ylli i ‘The Wall Street’ shprehet se mënyra për të shmangur diskutimet është të flasësh për to.
Douglas dhe Zeta-Jones janë kurorëzuar në martesë në vitin 2000 dhe janë prindër të dy fëmijëve, Dylan në moshën 19-vjeçare dhe Carys 16 vjeçe.