Mbrëmë çifti i njohur i këngëtarëve Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë festuar fejesën e djalit të tyre, Platorit. Ata kishin organizuar një festë madhështore me të ftuar familjarë e miq.
Platori është fejuar me partneren e tij Tringa, me të cilën është bashkë prej një kohe të gjatë. Mihrija ka surprizuar çiftin duke i kënduar në vallëzimin e tyre të parë. Pas festës, këngëtarja postoi dhe disa foto të djalit me të fejuarën dhe i uroi publikisht me fjalët: “ Urimeee fejesa dy zemrat e mia! Zoti ju bekoft Plator & Tringa”.
View this post on Instagram








