Ata janë dy nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eni Çobanin dhe Ardit Gjebrenë të cilët me 4 shtator mirëpresin një sezon të ri duke i thënë lamtumirë pushimeve. U përfol që Eni do të largohej nga “Shihemi në Gjyq” pasi do t’i përkushtohej të ardhmes në politikë. Por këto deklarata u përgënjeshtruan nga vetë Zonja Eni e cila e tha qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sot ajo ka postuar një foto në “Instagram” ku gjendet përkrah Ardit Gjebresë dhe shkruan: “Jeta është si një libër, disa miq janë aty për një faqe, të tjerët janë për një kapitull, por ata të vërtetët janë aty për të gjithë historinë. Ky je ti për mua i nderuar mik, që ndërton miqësi që të ndryshon jetën. Së shpejti “E diela Shqiptare”./revistawho.com