Vesa Luma së bashku me Lian kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në një udhëtim prej 31 orësh nga Zelanda e Re për në Shqipëri. Këngëtarja ka ndarë momentet nga udhëtimi dhe aeroportet deri tek momenti kur mbërriti në shtëpinë e vjehrrës.
E duke pasur një vjehrrë tironse e merrni me mend ç’ka ngrënë Vesa për drekë. Përmes një postimi në Instastory këngëtarja ka treguar se vjehrra i kishte gatuar fërgesë me speca.
“Kur e ke vjehrrën tironse”-shkruan Vesa krah fotos përpara se të shijonte ushqimin që me siguri i ka munguar shumë gjatë kësaj kohe në Zelandë.









