Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Miss Brazili ndan me të gjithë historinë e trishtë të jetës së saj

17/10/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Soni Malaj rikthehet në prezantim, këtë herë në një kompeticion bukurie

Emisioni ‘Lartë e Poshtë’ nga Eraldo Rexho këtë herë është zhvendosur drejt Durrësit ku janë intervistuar një pjesë e konkurrenteve të ‘Miss Globe’. Ndër to ra në sy ‘Miss Brazil’, e cila quhet Vanesa. Teksa prezanton veten dhe flet për mesazhin që dëshiron të transmetojë, ajo zbulon historinë e jetës së saj. Me dëshirën për ta ndarë me të gjithë duke dashur të tregojë se kurrë nuk duhet të dorëzohesh edhe nëse prek fundin, Vanesa e nis kështu rrëfimin: “Unë kam një histori të gjatë, por e përmbledhur do të ishte kjo: Kur unë linda, im atë ishte një futbollist dhe ne kishim para. Ai ishte i famshëm dhe të gjithë e njihnin për atë që bënte, pavarësisht se në atë kohë nuk kishte media sociale. Por më vonë ai pësoi një aksident dhe nuk mundi të luante më. Nga ai moment gjërat nisën të merrnin për keq, në aspektin financiar, derisa shkuam në një pikë ku nuk kishim çfarë të vishnim. Unë kisha gjithçka dhe në një moment tjetër nuk kisha më asgjë, prandaj nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Kështu që ne shkuam në një vend që në Brazil dhe në botë njihet si “getto” (rruga), një vend shumë i thjeshtë, por edhe tërheqës për turistët.”





Ndërsa në vazhdim ajo zbulon gjithçka me të cilën ju desh të përballej pas problemit që pësoi i ati. “Ajo kohë ishte më e vështira në jetën time. Mu desh të nisja punë kur isha 14 vjeç që të ndihmoja tim atë, ndërsa ime më në këtë situatë na braktisi dhe zgjodhi një jetë tjetër. Tani nuk e gjykoj më, por në atë kohë ishte shumë e vështirë të mos kisha mamin pranë. Gjithsesi kisha babain tim. U përballa me shumë gjëra dhe njoha anën më të keqe të botës. Pash njerëz që vrisnin njëri-tjetrin, pash gjëra të këqija për të cilat nuk jam ende gati të flas, sepse prekem shumë. Në mes të kësaj rrëmuje pash shpresë dhe askush nuk ma tha atë gjë”,- tregon ajo.


Vanesa Zbulon edhe ëndrrën e saj dhe me pak fjalë kërkon të japë një mesazh për të gjithë. “Ëndrra ime më e madhe është të kthehem atje nga ku kam ardhur. Të kthehem tek ato shkolla, ata fëmijë dhe t’iu them që unë besoj tek ëndrrat e mia dhe më shikoni ku jam. Në një vend të mrekullueshëm në anën tjetër të botës. Unë nuk hoqa dorë nga ëndrrat, por luftova fort për to. Dua të bërtas dhe t’ia tregojë njerëzve, t’i bëj të besojnë se nëse kanë shpresë mund të arrijnë gjithçka duke mos devijuar nga rruga e drejtë. Do të duhet pak kohë, por do t’ia arrijnë”,-e mbyll fjalën bukuroshja braziliane. Vanesa, përfaqësuese e Brazilit do të konkurrojë mes vajzave nga i gjithë globi në natën finale të 21 tetorit./revistawho.com

https://www.youtube.com/watch?v=tqvbuK-oyVo

Tags: forceguximhistori e dhimbshmemesazhmiss brazilMiss Globeperfaqesuesevanesa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
10 vite martesë, Ermal Fejzullahu surprizon bashkëshorten

10 vite martesë, Ermal Fejzullahu surprizon bashkëshorten








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera