Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Miss Shqipëria”, tradita që kurorëzon të bukurën!

02/07/2022
in Lajme, Modë
Reading Time: 2 mins read
A A
“Miss Shqipëria”, tradita që kurorëzon të bukurën!

 





E bukura është eliksiri i jetës. Përmes saj vërshojnë shtegëtimet në të gjitha anët e botës. Përmes traditës së lashtë për të admiruar të bukurën, u krijua “Miss Shqipëria”, në vitin 1998. Një traditë që vit pas viti u bë më e plotë, më e formësuar. Mes vajzave shqiptare që rrënjosin historinë e të bukurës, “Miss Shqipëria” po shkon drejt plotësimit të 25 viteve traditë. Nga një vend në tjetrin, nga mali në det, nga qyteti në copëzat e fshehura të Shqipërisë, çdo vit është krijuar një panoramë e plotë e së bukurës.

Si çdo vit tjetër, edhe ky vit sjellë risi për kompeticionin e bukurisë. 28 vajza përfaqësojnë bukurinë, ëndrrën, dëshirën për të triumfuar. Prej krijimit të “Miss Shqipëria”, motoja ka qenë e qartë, “një miss, një kala, një histori”, duke ndërthurur në mënyrë perfekte kulturën, trashëgiminë dhe të bukurën. Në mes bukurosheve, do të performojnë për të gjithë pjesëmarrësit, artistët, Adelina Tahiri, Eneda Tarifa, Renis Gjoka, Rovena Dilo, Neki Emra, Devis Xherahu, Inis Neziri, David Dreshaj, Sheila Haxhiraj, Maya Aliçkaj, Endri dhe Stefi Prifti.


Këtë vit e gjithë skena është krijuar në kalanë e Porto Palermos në Himarë, një shkrirje e madhështisë dhe elegancës që do të pasqyrojnë bukuroshet shqiptare. Një vit më parë, ky kompeticion u zhvillua në kalanë e Petrelës, ku triumfoi bukuroshja Lea Islamaj. Në mes të muajit qershor, ajo iu bashkua stafit për të “Miss Shqipëria”, ndërsa më 3 korrik do të dorëzojë kurorën e më të bukurës për pasardhësen e saj të vitit 2022. Kujtojmë se bukuroshja 19-vjeçare e ka nisur karrierën në pasarelat ndërkombëtare, teksa ka qenë pjesë e “ Paris Fashion Week 2022”, duke prezantuar veshjet e Jessica Jane. Modelja gjatë Javës së Modës u zgjodh për sfilatë nga 4 stilistë pjesëmarrës në kompeticion.

Epo, edhe pak orë nga ndajnë nga kurorëzimi i më të bukurës shqiptare për vitin 2022!

Tags: 2022bukuriahimareLea IslamajMiss ShqiperiaPorto Palermotradite
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ronaldo, 14mijë euro vetëm për peshqirë dhe çarçafë!

Ronaldo, 14mijë euro vetëm për peshqirë dhe çarçafë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera