Kanë nisur aludimet se Khloe Kardashian dhe aktori italian Michele Morrone i njohur nga filmi “365 Days”, janë në një romancë. Të dy u panë gjatë dhe pas shfaqjes së Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano. Khloe dhe Michele, u ulën pranë njëri-tjetrit, pranë fëmijëve të Kim-it dhe Kris Jenner. Aktori ka postuar në Instagram një foto ku shihet shumë i afërt me Khloe . Michele shihet se ka vendosur krahun rreth Khloes dhe mesa duket i pëshpërit diçka në vesh. Në një tjetër moment ata janë parë duke kërcyer së bashku në një festë.