Modelja e njohur Risila Binte Wazer i ka dhënë fund jetës së saj teksa ishte duke folur në celular me bashkëshortin. Ajo u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Bangaldesh pasi kishte ndërmarrë aktin e vetëvrasjes. 22-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra të cilat qenë fatale për të. Akoma mbeten të paditura shkaqet që e shtynë modelen t’i jepte fund jetës, mirëpo policia po heton rrethanat e ngjarjes. Ajo ishte nënë e një vajze të vogël diku rreth moshës 3-4 vjeçare.