Historia e Don Xhonit dhe modeles ruse Arianës ka qenë në qendër të vëmendjes këto muaj. Lidhje-ndarje-martesë dhe aludime, të cilave u ka dhënë fund vetë modelja. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo ka bërë të qartë se historia me reperin është mbyllur definitivisht.
“Jo, dua lirinë time dhe jetën. Nuk më intereson”, ka shkruar ajo.
Nuk i dihet, ndoshta një tatuazh i ri i ndryshon gjërat.