Nuk ka pritur ta urojnë të tjerët, por si fillim i ka bërë një urim vetes. Duke publikuar një foto në rrjetet sociale, moderatori i “Top Channel” Devis Muka, drejtues i programit investigativ “Fiks Fare”, ka shkruar një status plot humor. “FIKS 3 vjeç (me të vjetra 33). Falenderoj Mamin&Babin që nuk i zuri gjumi…”, shkruan Muka. Sigurisht që edhe urimet e panumërta të miqve nuk kanë munguar. Aktualisht Devisi është me pushime dhe ende nuk ka informacione se kur nis sezoni i ardhshëm i “Fiksit”. Muka është i martuar dhe baba i një vajze. Edhe 100!/ revistawho.com