Moderatorja dhe modelja e njohur Einxhel Shkira, e cila di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen e publikut këtë herë ka ndryshuar totalisht. Ajo është njohur gjithmonë si një ndër brunet më seksi të showbizit shqiptar, ndërsa tani është kthyer në bjonde. Fotot që Einxhel ka publikuar tregojnë qartë ndryshimin dhe vijnë me përshkrimin “Po apo jo”, si për të kërkuar një opinion nga ndjekësit.