Moderatorja e njohur Dajana Shabani, ka qenë e ftuar ditën e sotme në ‘Kush vjen për drekë’. Ndër të tjera, gjatë emisionit ajo është pyetur për familjen dhe vajzën e saj Marlena dhe ka zbuluar se vajza i ngjan shumë në karakter. Bashkëshortit të saj i duhet të merret me dy Dajana që kur ajo ka ardhur në jetë.
Ndërsa për dëshirën që mund të ketë bashkëshorti për një djalë, Dajana u përgjigj: “Ai mund ta bëjë një djalë me kë të dojë, por unë e kam ndarë mendjen se dua vetëm një fëmijë”./revistawho.com