• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moderne dhe komode, Renato Mekolli publikon pamjet brenda shtëpisë së tij

Renato Mekolli ka një jetë shumë aktive për shkak të punës së tij, megjithatë ai gjen mundësinë që pak kohë t’ja dedikojë vetes. Siç duket darkat në fundjavë Renato i shfrytëzon më së shumti për t’u relaksuar në shtëpinë e tij. Shefi i njohur i kuzhinës ka publikuar mbrëmjen e djeshme në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihej duke kaluar kohën shtrirë në divanin e sallonit të shtëpisë. Siç duket nga videoja e publikuar banesa e Renatos duket shumë moderne dhe komode në të njëjtën kohë.

Shtëpinë e tij, shefi i kuzhinës ka zgjedhur ta arredojë me ngjyra të ndryshme, por më së shumti mbizotërojnë e bardha dhe gria. Pak kohë më parë Renato Mekolli përfundoi me sukses emisionin “Hell’s Kitchen”, i cili shkaktoi shumë reagime dhe komente nga ana e ndjekësve. Tashmë pritet që shefi i kuzhinës të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë me një emision dedikuar fëmijëve. /revistawho.com