Mbrëmjen e sotme Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë. Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe dyshja ka ndarë foton e parë me vogëlushin e tyre në krahë, duke mos fshehur emocionet e një momenti të tillë.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri. Zemrat tona po shpërthejnë”, ka shkruar Jakub dhe Afërdita teksa në foto shfaqen duke puthur të birin.

Deri më tani çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e të voglit apo detaje të tjera, por me siguri nuk na ndajnë shumë orë nga këto të reja. Revista Who i shpreh urimet e sinqerta për këtë moment special, Afërditës dhe Jakub./revistawho.com








