Këtë vit Jennifer Lopez ka shumë arsye për të festuar. Përveçse ka një familje të plotësuar, pritet që shumë shpejt të publikohet edhe filmi i saj më i ri, ‘Second Act’. E lumtur për të gjitha arritjet, Jennifer është bërë bashkë me familjen e saj për të zbukuruar shtëpinë për këto ditë festash. Aktorja e njohur nuk ka ngurruar që këto momente t’i ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale. “Kohët më të bukura janë me këta të vegjlit”, – ka shkruar Jennifer në një video, në të cilën dy djemtë e saj binjakë shihen duke zbukuruar pemën e madhe.
Ndërsa në një tjetër dallohet edhe partneri i saj, Alex Rodriguez duke bërë rregullimet e fundit. /revistawho.com