Së shpejti Einxhel dhe Dagz do bëhen prindër për herë të parë, lajm tashmë i konfirmuar nga vetë çifti pas shumë aludimeve në media. Einxhel e Dagz preferuan të qëndronin shumë hermetikë lidhur me këtë lajm për ta shijuar në privatësi, por ishte Beatrix ajo që ia zbuloi me një status në Twitter. Dhe tani është një tjetër person që ka zbuluar edhe gjininë. Monika ka uruar çiftin duke treguar se ata do bëhen me vajzë. “Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj, por edhe e jona”, shkruan Monika.









