Marina Vjollca ka hapur sonte sfilatën e Elisabetta Franchi në javën e modës në Milano. Moderatorja ka sfiluar me një fustan në ngjyrë të zi, getat e zeza dhe ‘make up’ me buzët e kuqe.
“@elisabettafranchi të dua. Milano java e modës, vjeshtë dimër 2022-2023”, ka shkruar Vjollca krah videos ku shfaqet gjatë sfilatës.
Prezent në këtë ditë të veçantë për Marinën ka qenë edhe Getoari me Luanën, të cilët e kanë shprehur krenarinë në postimet individuale në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Marina është ambasadore e linjës së veshjeve Elisabetta Franchi edhe në Shqipëri./revistawho.com
https://www.instagram.com/reel/CaaVe3XofFP/?utm_medium=copy_link