Afati i përdorimit të ushqimeve është i përcaktuar në produktet që konsumojmë, por kryesisht ato që i blejmë në njësi të kontrolluara.
Për ushqime të tjera, data e përdorimit neglizhohet nga vetë prodhuesit e tyre. Ushqimet që kanë afat më të përcaktuar të skadencës janë mishi, vezët dhe produktet e qumështit.
Më konkretisht, qumështi është i sigurt të konsumohet 2-3 ditë para datës së përdorimit që shkruhet në etiketë, ndërsa gjalpi mund të konsumohet deri në 2-3 javë pas blerjes.
Margarina duke qenë një produket me konservantë e ka afatin e përdorimit më të gjatë nga 4 deri në 6 muaj nga data e prodhimit.
Sa i përket vezëve ato duhet të përdoren 4 deri në 5 javë pas blerjes, por jo më shumë sepse kthehen në rrezik për shëndetin.
Duhet të ruhen në pjesën e brendshme të frigoriferit dhe jo në derë, pasi temperatura në pjesën e brendshme është më e ulët.
Mishi i pulës dhe mishi i grirë mund të durojnë deri në 1 ose 2 ditë pas blerjes, ashtu si edhe peshku, nëse ruhet në frigorifer.
Ato që mund të konsumohet përtej afatit të përdorimit mbeten frutat dhe perimet e konservuara, që kanë datë të pakufizuar.
Por, ky rregull vlen vetëm nëse mbahen larg nga temperaturat e larta, më shumë se 32˚C ose në temperatura të ngrira.
Kujdesuni që paketimi të mos jetë i dëmtuar apo i ndryshkur. Por më e rëndësishme është t’u besoni shqisave.
Nëse një ushqim ka ndryshuar ngjyrën, vjen erë apo ka zënë myk, atëherë hidheni në plehra pa dyshim/Revista Shije.