Ori Nebiaj është një nga vajzat me trupin më të mirë që kemi parë në ekran apo në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një fotoje që ka postuar në llogarinë e saj në rrjetet sociale Ori u ka dhënë një shembull të mirë të gjitha vajzave që kompleksohen nga fotot ‘perfekte’ që shohin në rrjetet sociale.
Nebiaj ka postuar në ‘Instagram” një fotografi ku duket qartë një palë barku e krijuar, ashtu siç i ndodh çdo personi kur përkulet edhe në qoftë se linjat trupore janë perfekte.
Fotot që vajzat postojnë në ‘Instagram’ në shumicën e kohës nuk kanë lidhje me realitetin. Gjithmonë barku i tyre është i sheshtë dhe pa asnjë defekt. Të gjithë e dimë që nuk mund të bëjmë foto pasi kemi ngrënë sepse barku fryhet dhe nuk dukemi aq bukur sa një foto e shkrepur përpara se të konsumojmë ushqim.
Vajza, mos besoni gjithçka që shihni vërdallë. Shikojeni mirë këtë foto të prezantueses sepse nuk ndodh shpesh të bëhen postime të tilla./revistawho.com