Prej 23 tetorit, dielli hyri zyrtarisht në shenjën e Akrepit, e 8-ta në radhë dhe e drejtuar nga elementi u ujit dhe planetët Pluton e Mars. Kjo shenjë është simbol i një procesi jetësor të rindërtimit të vetes.
Ata janë një nga shenjat më të paragjykuara dhe e vërteta është që nuk janë aspak siç mund t’i mendoni, ashtu të ashpër, të errët dhe të paprekshëm.
Për t’u rikthyer tek moda, mund të themi se e parë me sytë e personazheve publikë, stili i akrepave është një ndër ata që tërheq më shumë vëmendje. Duke nisur nga Winona Ryder, mbretëresha e stilit gotik, apo Lorde me të njëjtin stil dhe duke vazhduar me Kendall Jenner, apo Scarlett Johansson, të dyja shumë sensuale.
Ngjyrat përfaqësuese të akrepave janë: e zeza, bluja e errët, lejlja e fortë dhe e kuqja.
Brand-et që i përfaqësojnë janë: Rick Owens, Calvin Klein dhe Dolce & Gabbana.
Ndërsa veshjet të cilat duhet t’i ketë çdo akrep janë: xhaketë e zezë lëkure dhe këpucë me takë që kanë lidhëse për gjithë këmbën./revistawho.com







