Shakira dhe Pique nuk janë më bashkë. Ndarjen e ka konfirmuar këngëtarja kolumbiane duke kërkuar respektimin e privatësisë së tyre. Shakira dhe Pique ndahen pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.
Në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, por ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, për shkak të tradhtisë së Pique.








