Duket se muaji maj ka sjellë me vete edhe të papriturat. Pas ditëve me diell ku të shumtë ishin ata të cilët bënë edhe plazh, duket se do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave. Ditën e sotme në mesditë shumë qytete në vend u përfshinë nga reshje të pakta shiu, të cilat do të jenë të pranishme edhe ditën e nesërme. Temperaturat do të ulen 2-3 gradë celsius dhe gjithë dita do të shoqërohet me vranësira. /revistawho.com