Dita e shtunë e 29 janarit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit.
Në pjesën më të madhe të vendit do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht në jug me intensitet deri mesatar. Në zonat malore priten reshje bore.
Gjatë ditës pritet përmirësim i kushteve atmosferike me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 2 deri në 10 °C, në vendet e ulëta -2 deri në 10 °C dhe në vendet malore -10 deri në 2 °C.