Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Motrat Ismaili në gjykatë? Flet Adelina: Nuk jemi kriminele, na kërcënojnë bandat!

13/07/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Motrat Ismaili në gjykatë? Flet Adelina: Nuk jemi kriminele, na kërcënojnë bandat!

 





Betimi për Drejtësi” ka bërë të ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar që motrat Ismaili, Adelina, Zanfina dhe Ema të jenë të pranishme në seancën e radhës së Enver Sekiraqës. Ky i fundit akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Në shkrim theksohej se prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë. Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitareve Ismaili e kundërshtoi i akuzuari Sekiraqa, ndërsa nuk e kundërshtoi që të njëjtat të dëgjohen sërish në gjykatë”.


Më tej, u theksua se “për seancën e radhës gjykatësi Kuçi deklaroi se për dëshmitaret Ismaili nga Policia e Kosovës do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë”.

Lajmi që po bën xhiron ka sjellë dhe reagimin e këngëtares, Adelina Ismaili. Përmes një “Instastory” këngëtarja ka dhënë versionin e saj të historisë.

“Të dashur miq dhe fansa. Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 vitesh dhe kemi bashkëpunuar me të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite dëshmi në gjyqe sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndalur dhe vazhdojnë. Mos të flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pasur në jetët tona profesionale. Ky rast përsëritet çdo 3 vjet tani dhe nuk merret një vendim final.

Në letrat adresuar gjykatësit jemi shprehur shumë konkretisht që ne i mbesim mbrapa deklaratave tona dhënë prokurorit të Eulexit, vitet 2016-2017, z.Carney dhe nuk dëshirojmë të thirremi sa herë që i pandehuri bën apel. Këto janë absolutisht dakord me ligjet e Republikës së Kosovës dhe është e drejta jonë sipas avokatit tonë. e mund dhe të paraqitemi në gjykatë për tu thënë të njëjtat fjalë sikurse është e shkruar në letrat tona, por nuk jemi të interesuar për show mediatik lidhur me këtë rast. Show i cili u përket strukturave kriminale në Kosovë apo shërbyesve të tyre që siç duket duan ta mbyllin këtë rast me një epilog ndryshe nga vendimi i gjykatës. E falenderojmë Policinë e Kosovës që çdo herë kanë treguar korrektësi, kurse e nderuara gjykatë. Ne vërtetë udhëtojmë shumë, dëshmitë tona i keni në tavolinat tuaja”, ka shkruar Adelina.

Tags: Adelina Ismailigjykatezanfina ismaili
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
As Xhensila, as Besi, me mikrofon në dorë Ajka i “çmendi” të gjithë!

As Xhensila, as Besi, me mikrofon në dorë Ajka i "çmendi" të gjithë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera