Loredana dhe Mozzik zbuluan një surprizë për të gjithë. Një album qënka gatuar dhe sapo u lançua posteri dhe titulli. “No rich parents” (jo prindër të pasur), pritet të jetë sukses ndërkombëtar. Çifti kanë qenë në qendër të vëmendjes gjithmonë. Ata janë ndarë e bashkuar disa herë, por ky rikthim që u zyrtarizua pak javë më parë duket sikur do jetë i gjatë.
Mbase ka qenë puna për albumin që i ka bërë bashkë dy të dashuruarit. Ata kanë bashkëpunuar edhe më herët, madje disa nga këngët më të suksesshme të tyre janë bashkëpunim.
View this post on Instagram
Loredana dhe Mozzik janë edhe prindër të një vajze./revistawho.com








