Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mundësi të barabarta për të gjithë personat që nuk dëgjojnë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë arsimin dhe punësimin

24/06/2022
in Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Mundësi të barabarta për të gjithë personat që nuk dëgjojnë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë arsimin dhe punësimin

Arsimi është një pjesë e rëndësishme për formimin individual. Është ky sfond që përcakton të ardhmen e individit dhe integrimin e tij në jetën shoqërore. Në të gjitha shoqëritë, edhe në shoqërinë tonë kemi grupe sociale me aftësi të kufizuarame specifika të ndryshme, grupe të cilat arsimohen në institute të specializuara. Në vendin tonë personat me aftësi të kufizuara mund të përfundojnë arsimimin e tyre në institucione të ndryshme të tilla si: Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë, Instituti për të Verbërit dhe Instituti për fëmijët me probleme mendore.





Në Shqipëri ekziston një institut i specializuar për fëmijët me probleme dëgjimi, por edhe ka klasa të ndryshme të integruara të këtyre fëmijëve në klasa normale, program ky i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Një fëmijë me këtë veçori mund të komunikojëme shprehje të fytyrës, duke përdorur objektet apo fotot, simbolet, shenjat, gjestet apo fjalët. Zhvillimi i gjuhës dhe i komunikimit mund të luajë rol të rëndësishëm për shmangien e shfaqjeve të problemeve në sjellje tek fëmijët e vegjël, por ata rrallë janë përfshirë në modelet parashikuese të zhvillimit të sjelljes. Individët me probleme dëgjimi kanë nevoja të veçanta dhe, për pasojë, ata kanë nevoja unike brenda sistemit arsimor. Pa tingujt, fëmija mund të ketë më pak gjasa të ndërveprojë me botën rreth tij. Tingujt kanë ndikim të madh në zhvillimin njohës dhe social, si dhe në zhvillimin e gjuhës.

Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë synon një integrim më të mirë të këtyre fëmijëve në jetën reale. Pavarësisht kontributit të përgjithshëm për këtë target grup, ende koncepti i kuptimit për ta është i lidhur me problemet. Kjo dobësi i shoqëron këtë grup fëmijësh gjatë gjithë periudhës së tyre të shkollimit dhe gjatëgjithë pjesës tjetër të jetës. Personat që kanë probleme me dëgjimin apo vështirësi në dëgjim përballen me barriera të mëdha komunikimi të cilat shkaktojnë: 1. Rënie të vetbesimit, 2. përjashtim nga shoqëria, 3. depresion, 4. izolim dhe 5. papunësi.


Sipas studimeve ndërkombëtare një kuptim më i mirë dhe një nivel i lartë arsimor arrihet nëse procesi i të mësuarit bazohet në metodologjinë e përdorimit të gjuhës së shenjave. Nga këndvështrimi i mësuesit një temë arsimi nuk është lehtësisht e kuptueshme nga nxënësit që nuk dëgjojnë nëse nuk përdoret gjuha e duhur.

Falë mbështetjes financiare të  Kooperacionit Italian, projekti i realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, së bashku me Save the Children, ka kontribuar në përfshirjen socio-ekonomike të fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të dëgjimit në Shqipëri nëpërmjet zbulimit dhe përdorimit të hershëm të pajisjeve dhe teknologjive moderne, metodologjive të përshtatshme arsimore dhe krijimit të vendeve të punës.

Për herë të parë fëmijët me probleme dëgjimi do të kenë kurrikula mësimore në gjuhën e shenjave.

Kur mësimet janë të lidhur me aplikimet e  thjeshta vizuale dhe kompjuterike, mësuesit pohojnë se mësimi kuptohet mjaft lehtë. Nga ana tjetër, një problem i përhershëm ka qenë komunikimi problematik e i vështirë mes këtij grupi të synuar dhe të njerëzve pa probleme dëgjimi.

Si pasojë, është realizuar një platformë dhe një aplikacion mobile, për të përmirësuar të kuptuarit dhe integrimin e këtyre nxënësve përmes teknologjisë së informacionit. Ka qasje të reja për përfshirjen sociale, të cilat janë në zhvillim paralel me qasjet e tjera të reja në inovacion,veçanërisht në risi sociale. Projekti zbatoi një sisteme-learning për fëmijët me probleme dëgjimi.

Sistemi do të sigurojë një kërkesë vendimtare që do të lehtësojë procesin interaktiv të e-learning të shpjeguar më poshtë dhe që bazohet në një formë të përdorshme përmes një web-i, desktopit apo tabletit.

Një alfabet multimedial daktil është ofruar së bashku mefjalorin e gjuhës së shenjave. Për më tepër, është realizuar edhe një fjalor që tregon shenjat në gjuhën e shenjave shqipe. Platforma e-learning do të lehtësojë mësimin e alfabetit dhe fjalët e para në gjuhën e shenjave. Platforma dhe aplikacioni do të mbështesin mësimdhënien me mësime në gjuhën e shenjave shqipe, duke përdorur multimedian si një mjet, quiz-edhe ushtrime të përshtatshme për këta fëmijë.

Videot në gjuhën e shenjave do të ndihmojë përdoruesit të përmirësojnë aftësitë e tyre të leximit dhe do t’u mundësojnë të mësojnë më shumë në mënyrë të pavarur.

Duke punuar me këtë sistem, nxënësit me probleme dëgjimi do të kenë mundësi të mësojnë në një mënyrë më vetiake. Duke përdorur videot e gjuhës së shenjave ata mund të përqëndrohen në përmbajtje, pa u munduar së tepërmi për të kuptuar tekste të shkruara. Kjo do të shmamgë nevojën për të patur një mësues apo përkthyes, sepse atamund të mësojnë në mënyrë të pavarur.

Aplikacioni i zhvilluar do të kenë një ndikim shumëpozitiv në të kuptuarit e termave të reja si dhe konceptet për fëmijët me probleme me dëgjimin. Po ashtu do të ndihmojën ë përmirësimin e integrimit të tyre në jetën e përditshme.

Formimi profesional është leva strategjike për shoqërimin dhe qëndrueshmërinë ekualifikuar në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara. Është gjithashtu enevojshme të vazhdohet të investohet në këtë drejtim duke monitoruar dhe vlerësuarvazhdimisht rezultatet.

Të rinjtë që nuk dëgjojnë, kanë ndjekur trajnime intensive, të cilat synojnë mbështetjen e tyre në tranzicionin drejt mundësive profesionale dhe, përmes një skeme të vogël grantesh për ata që kanë zhvilluar plane solide biznesi, është mundësuar krijimi i 6 bizneseve për këta të rinj që nuk dëgjojnë.

Përveç pjesës edukative, nisma pati një qasje shkencore dhe inovative; duke mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e një protokolli, në përputhje me standardet e larta ndërkombëtare, për identifikimin, diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të dëmtimit të dëgjimit. Tashmë kemi 4 laboratorë për depistimin e hershëm të dëgjimit te fëmijët e sapolindur, në katër spitale rajonale, si Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë, dhe një qendër diagnostikimi pranë QSUT.

Për këtë arsye mendojmë se projekte të këtij niveli dhe qasjeje shkencore, sociale e psikologjike janë gjithnjë të domosdoshëm për mirëqënien dhe mundësitë e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë. Për këtëarsye  Forumi  Pavarur i Gruas Shqiptare, dhe Save the Childrenkanë pasuruar në mënyrë cilësore përvojën e tyre shumë vjeçare gjatë realizimit të këtij projekti.

Ky shkrim është pjesë e projektit “Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, Save the Children dhe financohet nga Kooperacioni Italian.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Presidenti i Republikës nderon me titullin “Mjeshtër i madh” artisten e ndjerë Hueyda El Saied: I përjetshëm kujtimi i saj

Presidenti i Republikës nderon me titullin "Mjeshtër i madh" artisten e ndjerë Hueyda El Saied: I përjetshëm kujtimi i saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera