Fjoralba Ponari ka reaguar lidhur me mungesën e saj në spektaklin e madh të gjysmëfinales. Moderatorja publikoi disa foto, duke theksuar se ishte e përgatitur për spektaklin dhe e kuruar deri në detaje, por një problem shëndetësor bëri që të mos ishte e pranishme, gjë të cilën e dëshmon edhe me një fotografi.
“Si duhej të kishte shkuar & si shkoi?!
Falenderuese pafund për çdo mesazh të ngrohtë, në këto momente!”, shkruan ajo.